Kush jemi

TEULEDA, është Fondacion Shqiptar, themeluar me mbështetjen e Programit UNOPS – PASARP. Ajo është e pavarur financiarisht dhe vetë – financuese. TEULEDA zotërohet nga institucione anëtare, të cilat janë publike lokale dhe private që janë përfaqësuar në një Asamble të Përgjithshme dhe një Bord Ekzekutiv. Këto dy organe të brendshme drejtojnë dhe kontrollojnë strategjitë dhe aktivitetet e TEULEDA-s. Stafi teknik i Agjencisë punon për implementimin ditor të misionit të TEULEDA-s. Zyra e TEULEDA-s është hapur në Shkodër. Në Pukë e Koplik, synohet të hapen sportele të decentralizuara që do të vihen në punë nga ndërmjetësit lokal.

Ka objektiv

lehtësimi i identifikimit te përbashkët dhe artikulimi i prioriteteve dhe mundësive për zhvillimin ekonomik lokal të rajonit.

Ka Princip

zhvillimin e zinxhirit të vlerave nëpërmjet integrimit midis aktiviteteve në faza të ndryshme të cilkit te prodhimit.

Synon

të jetë një institucion i njohur ndërmjetës midis niveleve ndërkombetare e kombëtare dhe të territorit.

Misioni

TEULEDA është një organizatë jo-fitim prurëse. Ajo ka për qëllim të kontribuojë, në përputhje me kompetencat e institucioneve të tjera dhe në bashkëpunim me to, në përcaktimin dhe implementimin e objektivave për zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës. Ajo e fokuson aktivitetin e saj në shfrytëzimin më të mirë të burimeve lokale si dhe përfshirjen e popullsisë të disavantazhuar dhe zonat të pazhvilluara, në rrethin formal ekonomik. Brenda këtij qëllimi, objektivi kryesor i TEULEDA-s është identifikimi, analizimi dhe implementimi i iniciativave që favorizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe krijimin e mundësive të punësimit, brenda një skeme që harmonizon uljen e varfërisë dhe nxitjen e një zhvillimi të integruar dhe të qëndrueshëm të territorit.

Abonohu per informacionet e fundit

Vendosni emrin dhe adresen e email ne fushat bosh