­
Partnership and Colaborations
strategy
Bussines Development

Objektivat

•Lehtësimi i identifikimit te përbashkët dhe artikulimi i prioriteteve dhe mundësive për zhvillimin ekonomik lokal të rajonit.
•Mbështetje për zhvillimin e sipermarrjeve të vogla dhe krijimin e mundësive për punësim.
•Nxitja e dialogut ndërmjet aktoreve lokal dhe të kapacitetit institucional të organizatave anëtare.

Principet

•TË BRENDSHME: bazuar në shfrytëzimin e burimeve, kapaciteteve dhe mundësive lokale.
•TË INTEGRUAR: ka qëllim zhvillimin e zinxhirit të vlerave nëpërmjet integrimit midis aktiviteteve në faza të ndryshme të cilkit te prodhimit.
•PËRFSHIRËSE: të lehtësojë hyrjen e grupeve vulnerabël në aktivitete ekonomike.
•MBËSHTETËSE: të lejojë riprodhimin e vazhdueshëm të burimeve financiare dhe mjedisore mbi të cilat është ngritur.
•PJESËMARRËSE: duke u bazuar në identifikimin e prioriteteve dhe mundësive ekonomike ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe institucioneve te angazhuara në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Synimet

•Një institucion i njohur ndërmjetës midis niveleve ndërkombetare e kombëtare dhe të territorit.
•Një agjent përgjegjës që manaxhon dhe implementon politikat rajonale në emër të qeverive kombëtare dhe lokale.
•Një partner lokal i programeve dhe organizatave ndërkombëtare

Kush jemi ne

TEULEDA, është Fondacion Shqiptar, themeluar me mbështetjen e Programit UNOPS – PASARP. Ajo është e pavarur financiarisht dhe vetë – financuese. TEULEDA zotërohet nga institucione anëtare, të cilat janë publike lokale dhe private që janë përfaqësuar në një Asamble të Përgjithshme dhe një Bord Ekzekutiv. Këto dy organe të brendshme drejtojnë dhe kontrollojnë strategjitë dhe aktivitetet e TEULEDA-s. Stafi teknik i Agjencisë punon për implementimin ditor të misionit të TEULEDA-s. Zyra e TEULEDA-s është hapur në Shkodër. Në Pukë e Koplik, synohet të hapen sportele të decentralizuara që do të vihen në punë nga ndërmjetësit lokal.

MisionI

TEULEDA është një organizatë jo-fitim prurëse. Ajo ka për qëllim të kontribuojë, në përputhje me kompetencat e institucioneve të tjera dhe në bashkëpunim me to, në përcaktimin dhe implementimin e objektivave për zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës. Ajo e fokuson aktivitetin e saj në shfrytëzimin më të mirë të burimeve lokale si dhe përfshirjen e popullsisë të disavantazhuar dhe zonat të pazhvilluara, në rrethin formal ekonomik. Brenda këtij qëllimi, objektivi kryesor i TEULEDA-s është identifikimi, analizimi dhe implementimi i iniciativave që favorizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe krijimin e mundësive të punësimit, brenda një skeme që harmonizon uljen e varfërisë dhe nxitjen e një zhvillimi të integruar dhe të qëndrueshëm të territorit.

Te Rejat

1908, 2015

International Roma Day

By |August 19th, 2015|Categories: Te Rejat|0 Comments

“With approximately 10 -12 million people living in Europe, Roma is the largest ethnic minority in Europe. For decades they are subject of suspicion, mythology, discrimination, deportation, slavery and genocide living outside the boundaries of the […]

Institucione Partnere

Keshilli Qarkut Shkoder

Bashkia Shkoder

Ministria Integrimit

EU

UN – Albania

ILS LEDA

ART