aktivitet

 

Marketingu i Territorit

Objektivi
Objektivi i këtij projekti i përqendruar në marketingun territorial ka qënë prezantimi i ofertës ekonomike dhe territoriale të Qarkut Shkodër pranë institucioneve publike dhe private italianetë cilat janë të interesuara të ivestojnë në Shkodër. TEULEDA kishte pregatitur një paketë me ofertë në bashkëpunim me protagonistët social në Shkodër me qëllim tërheqjen e burimeve, aftësive, njohurive, marrëdhënieve dhe ivestimeve, si dhe në të njëjtën kohë të një përshkrimi të përgjithshëm të mundësive që ofron rajoni i Shkodrës. Kjo ngjarje ofroi një mundësui shumë të mirë për një bashkëpunim të afërt mes autoriteteve Shqiptare dhe autoriteteve Italiane të rajoneve të Emilia-Romagna, Veneto, Toscana, Dhomave të Tregëtisë dhe Shoqatave të Biznesit. Takimet u realizuan në Vicenza, Forli, Modena e Firenze gjatë Marsit 2005.
Rezutatet
Materialet dhe produktet për Marketingun Territorial (broshure “Investing in Shkoder”, “Guida Ligjore për Investimet”), materiale dhe produkte promovuese; kontakte me institucionepublike Italiane dhe 70 ente private, krijimi i dy ndërmarrjeve joint ventures të reja Italo-Shqiptaren, 1 marrëveshje e realizuar mes sipërmarrësve që merrnin pjesë në këtë aktivitet; 40 vende të reja pune të krijuara pas zhvillimit të këtij aktiviteti.
Roli i TEULEDA-s
TEULEDA organizoi pjesmarrjen e të gjithë partnerëve institucional (Ministria e Financave Shqiptare, Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, Dhoma e tregëtisë dhe Industrisë në Shkodër, Konsullata Italiane në Shkodër, Shoqata e biznesit Shkodran BBSH.