wet sys

WetSys B – Zonat e Lagështa është projekti i cili është përfshirë në Iniciativen Komunitare Interreg III A Itali-Shqipëri.

Ky projekt ka patur si Lead Partner Komunën e Uxhentos dhe ka përfshirë në palën italiane, Universitetin e Studimeve në Bari, Politeknikun, ITC-CNR te Barit, Consorzio Entechnos, WWF, Consorzio di Bonifica Ugento li Foggi, Komunën e Porto Cesareos, Komunën e Salve dhe të Gallipoli për zonën salentine dhe Komunat e Barletës, dhe Tranit për zonën veriore te Barit. Sa i përket palës shqiptare partnerët e përfshirë janë Akademia e Shkencave, Ministria e Bujqesisë shqipëtare, Prefektura, Këshilli i Qarkut dhe Bashkia e Shkodrës, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal – TEULEDA si dhe shoqata Natyra për Njeriun.

Për informacione të më tejshme: Wet Sys B


Hyrje

Projekti WetSysB ka patur si objektiv të punës studimore dhe aplikative të tij terrene që paraqesin dy lloje habitati:

  • laguna bregdetare
  • stepa të kripura mesdhetare

Duke kapërcyer metodën e përfshirjes në displina të ndryshme janë përdorur një seri kontenstesh historikë identitarë në të cilët ka dalë pah jo vetëm pjesa fizike e territorit por edhe modelet sociale kolektive, qëndrueshmëritë natyrore dhe të ambientit, dhuntitë e territorit, zhvillimet e qëndrueshme. Sa i përket eksperiencave të përftuara tashmë dhe studimeve të shumtë të promovuar ruajtja e mjedisit mund te ndihmojë konkretisht në fillimin e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme ku mund të integrohen ambienti prodhues dhe të ardhurat e qytetarëve të ndryshëm. Një nga aktivitetet e rëndësishme ka patur të bëjë me “ndërtimin e një ambienti bashkëpunues të informatizuar” që të mundësojë bashkë-ndarjen (si dhe të integrojë) në kohë reale kontributet e njësive të ndryshme (përmes një faqeje interneti interaktive “zonat e lagështa”) deri në përcaktimin e një sistemi territorial të informatizuar që do të shërbejë si instrumenti kryesor për grupet e punës ndërkufitare të përfshira, për metodologjinë e punës dhe për rijsitë teknologjike. Vëmendje më e madhe i është kushtuar menaxhimit të “avancuar” të informacioneve përmes zhvillimit të një sistemi territorial të integruar për rikualifikimin ekologjik (SITI-RE) (si për komunat puljeze ashtu edhe për Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri) me lexime tematike të ambientit në mënyrë hierarkike. Bashkitë puljeze të interesuara paraqiten të gjitha, edhe pse me specifika territoriale të ndryshme, zona të gjëra që lidhen me nevojën për përmirësime hidrike, nga ndërhyrje ruajtëse vegetative, sisteme dunore të dëmtuara, zona të lagështa që kërkojnë rikualifikim, objekte ndërtimore të ndërtuara pa vend të cilat nga ana tjatër mund të përdoren për aktivitetet e vetë projektit (si p.sh.: muze ekologjikë të bonifikimeve, open-house për prezantimin e aktiviteteve, studime projekti etj).


Skeda e Projektit

Titulli i Projektit WetSys B – Zonat e lagështa
Vendi i zbatimit Shqipëri, Itali
Linja e financimit PIC INTERREG IIIA Italia-Albania
Kostoja totale e projektit  € 3.000.000,00
Partneri Kryesor Komuna e Uxhentos
Partnerët e përshirë KOMUNA E UXHENTOS
KOMUNA E PORTO CESAREO
KOMUNA E SALVE
KOMUNA E GALLIPOLIT
KOMUNA E BARLETES
KOMUNA E TRANIT
UNIVERSITETI I STUDIMEVE TE BARIT
ITC-CNR BARI
KONSORCIUMI ENTECHNOS
WWF
KONSORCIUMI I BONIFIKIMEVE UXHENTO DHE LI FOGGI
UNOPS
MINISTRIA E BUJQESISE E USHQIMIT DHE E MBROJTJES SE KONSUMATORIT
AKADEMIA E SHKENCAVE TE TIRANES
BASHKIA E SHKODRES
KESHILLI I QARKUT SHKODER
PREFEKTURA E SHKODRES
FAKULTETI I SHKENCAVE PYJORE
NATYRA PER NJERIUN
Data e fillimit dhe përfundimit  

Përshkrimi i Projektit

Projekti ka patur si Objektiv të Përgjithshëm ndërtimin e një skenari projektues i cili tëpërfshijë në vetvehte qëndrueshmërinë e një territori të përcaktuar, ruajtjen e biodiversitetit, ravijëzimin e skenarëve të ardhshëm të cilët të jenë në përputhje me ekologjinë dhe me një zhvilim të qëndrueshëm turistik. Metodologjia e studimit bashkon një disiplinë të ndërmjetme që ka zanafillën në trasformimin e zonave të studimit, nga presionet antropike të përcaktuara, nga ndryshimet mjedisore që kane ndodhur në mënyrë të natyrshme dhe nga ato te shkaktuara nga dora e njeriut, nga tregues biologjikë te rinj dhe më të përshtatshëm për verifikimin e rreziqeve toksike në zinxhirët trofike ujore dhe tokësore.

Objektivat ndërkufitare të projektit:

  • Zhvillimi dhe implementami i një network-u për përcaktimin e njé rrjeti ekologjik bregdetar me sItalisë dhe Shqipërisë;
  • Mbrojtja e sistemeve të Zonave të Lagështa dhe pellgjeve bregdetare artificiale të natyralizuara që ndodhen në territorin e projektit për mes një përqasjeje ekosistemore dhe abitati të ngjashë me atë të rrjetit Natura 2000;
  • Zhvillimi i një metode të Menaxhimit të Integruar të Zonave të Lagështa dhe pellgjeve bregdetare artificiale të natyralizuara që ndodhen në territorin e projektit për përdorimin tokësor dhe detar, që të konsiderojë menaxhimin dhe planifikimin në këndvështrim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes;
  • Zhvillimi i një Kodi Udhëzues të veçantë (karta e shërbimeve) të Zonave të Lagështa dhe pellgjeve bregdetare artificiale të natyralizuara që ndodhen në territorin e projektit, ku te jepen rekomandime të qarta dhe udhëzime për një praktikë korrekte të autoriteteve bregdetare, projektuesve, inxhinierëve bregdetarë dhe grupeve të tjerë të interesit;

Këto objektiva të përgjitshëm arrihen përmes disa objektivave lokalë të cilët janë objektiva që do të arrihen në territorin e projektit:

  • Ndëmarrja e aktiviteteve për ruajtjen e sistemeve bregdetare, diversiteteve biologjike dhe të pejsazhit të zonave bio-gjeografike me vëmendje të veçantë në:
    • Zonat e lagështa bregdetare Mesdhetare, (Ramsar)
    • Vendet Natura 2000
  • Ndihmesë në ruajtjen e biodiversitetit dhe ruajtjes së Habitateve që ndodhen në territorin e projektit përmes ndërhyrjeve për ruajtjen dhe rinatyralizimin e tyre;
  • Vlerësimi i metodave për rritje e rolit të zonave të lagështa dhe të biodiversitetit në modelet e integruara të menaxhimit;
  • Promuovimi i fushatave të sensibilizimit dhe divulgimit në territorin e projektit;
  • Realizimi i aksioneve për kontrollin edhe eliminimin e rreziqeve mjedisore të cilët mund të shkatërrojnë natyrën e territoreve;
  • Mbështetje për administratën lokale për qeverisjen e territorit.

Njohja e iniciativave të shumta ndërkombëtare në funksion të mbrojtjes së mjedisit bregdetar dhe zonave të lagështa kanë mundësuar zgjedhjet që janë bërë për projektin. Këto iniciativa mund të përmenden si më poshtë:

  • Konventa e Kombeve te Bashkuara mbi Legjislacionin Detar,
  • Konventat e Oslos dhe te Parisit,
  • Konventa mbi ndryshimet klimatike,
  • Konventa e Ramsar,
  • Rezoluta e Keshillit Europian mbi mbrojtjen e Zonave Bregdetare,
  • Karta mbi Brigjet Europiane,
  • Rekomandimet e Keshillit Europian mbi kenetat e kripura dhe dunat bregdetare,
  • Deklaratat e Nikozise mbi kooperimin Euro-Mesdhetar,
  • Konventa mbi lumenjte dhe liqenet transfrontaliere,
  • Rezoluta e Keshillit Europian mbi ambjentin per nje politike te ardhshme komunitare europiane mbi zonat bregdetare europiane,
  • Deklarata e Konferences Europiane mbi Mbrojtjen Bregdetare,
  • Zhvillimi i konceptit te “network ekologjik bregdetar” te EUCC (Bashkimi Europian per Mbrojtjen Bregdetare), dhe veprimet e IUCN “Park for Life:Veprimi per zonat e mbrojtura ne Europe”.

Një përshkrim i fazave në të cilat ka kaluar projekti:

  • WP1  Menaxhimi i Projektit;
  • WP2  Kuadri njohës i Planit të Menaxhimit;
  • WP3  Harmonizimi i Normativave;
  • WP4  Ndërhyrje Fizike;
  • WP5  Plani i Bashkëpunimit;
  • WP6  Karta e Shërbimeve;
  • WP7  Realizimi i SITI – RE
  • WP8  Projekti Pilot
  • WP9  Plani i Komunikimit

Rezultate të këtij projekti ishin:

  • Rrjet bashkëpunimi mes universiteteve dhe administratës lokale;
  • Studime, verifikimi i rezultateve të pritshme të bazuara në punën teknoko-shkencore;
  • Aktivitete pilotë, udhëzues politikë për ngritjen e komiteteve për menaxhimin e zonave të lagështa – ndërtimi i platformës;
  • Shkëmbimi i know-how, aktivitete fizike në territore dhe shkëmbim i eksperiencës mes partnerëve ndërkufitarë;
  • Informacione, seminare të hapur publikë, studime pilotë në fushën e edukimit mjedisor, faqe interneti për projektin;