Konsulence

TEULEDA është një Organizatë Jo-fitimprurëse dhe e vetëqëndrueshme dhe si rezultat për të arritur efektivitet në vetëqëndrueshmërinë e saj ajo ofron shërbimet e saj për subjektet që i drejtohen kësaj Shoqate për të përftuar nga paketa e shërbimeve që ajo ofron.

Duke qënë e specializuar në këtë fushë TEULEDA ofron Asistencë dhe Konsulencë në 360º për sipërmarrjet në fushat e administrimit, kontabilitetit, çështjeve ligjore etj.

Përmes një programi të BERZH dhe qeverisë Holandeze të quajtur BAS janë realizuar 2 kontrata konsulence në kuadër të këtij programi. Kompanitë e asistuara ishin Mare Adriatik dhe Albamilk në përgatitjen e fushatave promocionale për këto dy kompani. Asistenca për kompaninë Mare Adriatik ka përfunduar në vitin 2007.

Ndërsa  kompania  Albamilk është asistuar gjatë vitit 2008 si më poshtë:

Përgatitja e identitetit të kompanisë ishte një ndër pjesët më të rëndësishme të konsulencës së ofruar klientit. U realizua logoja e re e kompanisë dhe një seri etiketash për tipe të ndryshme prodhimi që kompania është e interesuar të fusë në tregun shqiptar. Përgatitja e markës dhe etiketave të reja natyrisht që do t’i japin kompanisë mundesinë të paraqiten me një imazh të ri dhe shumë profesional para konsumatorit. Materiale promocionale si postera, fletëpalosje, broshura u përgatiten për Alba Milk sh.p.k. Identiteti i kompanisë u plotësua me profilin te kompanisë.

Analizë tregu për futjen e produkteve të reja të kompanisë Albamilk në treg. Është kryer një kërkim tregu për të parë tendencat konsumatore sidomos në pikat e pakicës të një niveli të lartë në Tiranë dhe në Shkodër.

Ky studim tregu kishte si qëllim:

  • Të përcaktonte kërkesën e tanishme dhe të ardhme konsumatore për disa lloje djathi kackavall dhe mozarella ne Shqipëri.
  • Të përcaktonte preferecat e konsumatorëve.
  • Të analizojë tendencat e fundit në kërkesën dhe ofertën për llojet e reja te djathrave.
  • Të vlerësonte ndikimin e produkteve të importit në këtë treg.
  • Të evidentonte llojet e ndryshme të djathrave që gjenden në tregun shqiptar.
  • Të përcaktojë kanalet kryesore të shperndarjes.

Në planin promocional TEULEDA ka përgatitur një përshkrim të disa veprimeve që do të realizohen, me qëllimin e prezantimit sa më të mirë të produkteve të reja të kompanisë Albamilk, duke qënë se kërkesa për këto produkte deri tani është plotësuar vetëm nga importi.

Asistencë e vazhdueshme është dhënë për sipërmarrje të ndryshme në kontekstin e projekteve dhe donatorëve të ndryshëm. Me shumë rëndësi është të përmendet SBCA i Programit USAID në Shqipëri, Përmes këtij projekti është bërë e mundur konsulenca për sipërmarrje të ndryshme në Qarkun Shkodër në fusha të ndryshme ku ato e perceptonin më të nevojshëm si p.sh.: kërkim partnerësh, kërkime tregu për makineri dhe lëndë të parë si dhe kërkime për tregje shitjeje.

Në kuadrin e konsulencë së dhënë nga TEULEDA për sipërmarrjet e ndryshme këtu në Shkodër, vlen të përmendet edhe asistenca e dhënë ndaj kompanive të ndryshme në regjistrimin e tyre dhe mbajtjen e dokumentacionit të tyre. Ndër to mund të përmendim dy sipërmarrje Italo-Shqiptare:

Erbima sh.p.k. dhe Eurotop sh.p.k.

Asistencë në krijimin dhe mbarëvajtjen e saj i është dhënë edhe shoqatës “Blegëtorët Dajç” ku në këtë rast mund të përmendet edhe asistenca financiare për mbyljen e bilanceve.