Përshkrim i shkurtër i projektit 

Projektit, në përputhje me linjat strategjike të L.84/01, paraqet veten si një iniciativë bashkëpunimi të decentralizuar, e cila ka për qëllim bashkërendimin e zhvillimit socio-ekonomik duke u përqëndruar në sektorin agro-turizmin industrial dhe kulturor nëpërmjet ndërtimit të marrëdhënieve komplekse dhe rrjeteve midis rajonit shqiptar të Shkodrës dhe Rajonit Molise. Në përputhje me kuadrin e reformave të vazhdueshme në Republikën e Shqipërisë, projekt synon gjithashtu të kontribuojnë në procesin e rindërtimit dhe stabilizimit të ekonomisë shqiptare, që synon zvogëlimin e varfërisë dhe nxitjen e zhvillimit njerëzor.

Projekti është realizuar me përfshirjen e  programit ART – GOLD dhe OKB-së në Shqipëri që tashmë operojnë në Shqipëri dhe në Shkodër si dhe programit Art International, i cili, përmes projektit ILS Leda ka mbështetur krijimin dhe kujdesin për TEULEDA-n për të krijuar partneritete mes agjencive për zhvillim ekonomik lokal të Kombeve të Bashkuara me organe të ngjashme në vendet e zhvilluara. Interesi i madh i treguar nga Rajoni Molise në dëshirën për të ndërmarrë masa për të nxitur zhvillimin e zonave rurale të Shqipërisë, dhe veçanërisht në krahinën e Shkodrës, i ka rrënjët në motivet e historike, sociale, kulturore dhe ekonomike.

Në lidhje me zhvillimin historik, social dhe kulturor duhet të mbahet parasysh prania e konsiderueshme e komuniteteve shqiptare në territorin bregdetar Molise duke mbajtur mes tyre një lidhje të qëndrueshme, e dëshmuar kjo nga traditat e përbashkëta të zejtarisë dhe karakterin e popullit. Rëndësi kjo e tillë që të sjellë një interes të veçantë në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre pasurive për të ardhmen.


 

 

Hyrje

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM i projektit është ndihma për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë rurale në zonën ndërkufitare të Shkodrës, përmes modernizimit të sektoreve agro-përpunuese dhe turistike si dhe fuqizimin e shërbimeve të tyre si dhe nisjen e aksioneve të partneritetit ndërkombëtar mes sistemit lokal në Shkodër dhe atij molizan.

OBJEKTIVI SPECIFIK është forcimi dhe stabilizimi i marrëdhënieve dhe zhvillimit ekonomiko – prodhues në Rajonin e Shkodrës dhe Molizes, duke vlerësuar burimet dhe mundësitë shqiptare përmes sinergjive dhe nisjes së iniciativave eksperimentale të cilat mund të përsëriten më vonë.

Përshkrim sintetik

Me qëllim krijimin e perspektivave të partneritetit që zgjasin në kohë dhe me qëllim arritjen e rezultateve në rrafshin ekonomik dhe të njohurive, projekti ka zbatuar dy aksione pilotë, një në sektorin agro-ushqimor dhe një në sektorini e turizmit. Në sektorin e turizmit, aktiviteti ka pasur të bëjë me vlerësimin e burimeve turistike të Qarkut Shkodër, me vëmendje të veçantë në projektimin, përgatitjen, prodhimin dhe shpërndarjen e një guide turistike për Qarkun Shkodër. Në të njëjtijn kontekst është pajisur një qendër informacioni dhe trainimesh në fushën e turizmit. Në fushën agroushqimore aktiviteti ka patur të bëjë me projektimin e ciklit të çertifikimit europian të produkteve ushqimore lokale, ku përfshihet edhe rivënia në aktivitet të një laboratori të kontrollit të cilësisë dhe për çertifikimin.

Kohëzgjatja e projektit 18 muaj


 

Skeda e Projektit

 

Titulli i Projektit Ndërtimi i rrjeteve ndërvepruese per zhvillimin e integruar territorial  në zona me ekonomi kryesisht rurale
Vendi i zbatimit Qarku Shkodër.
Linja e financimit MAE – Itali / Projekt Bashkëpunimi Ndërkombëtar, ligji nr. 84 neni 7
Kostoja totale e projektit  €uro 301.000,00
Partnerët TEULEDA, Rajoni Molise, GAL MOLISE, UNDP “Programi Art Gold Shqipëri”; UNDP/ART – ILS LEDA
 Përfituesit Aktorët institucional, ekonomikë, kulturorë, socialë që veprojnë në Qarkun Shkodër
Kohëzgjatja 10/04/2008  to 10/02/2009

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Pershkrim i Projektit

Projekti ka patur si objektiva të tij: të përgjithshëm mbështetjen e një zhvillimi të qëndrueshëm për ekonominë rurale në zonën ndërkufitarë të Shkodrës, përmes modernizimit dhe rijsive në fushën e turizmit dhe atë agroushqimore, si dhe në të njëjtën kohë fuqizimin e shërbimeve dhe nisjen e aksioneve të partneritetit  ndërkombëtar mes sistemit lokal në Shkodër dhe atij në Molise; si objektiv specifik ka qënë forcimi dhe stabilizimi i marrëdhënieve të bashkëzhvillimit ekonomiko prodhues të Rajoneve të Molises dhe Shkodrës duke vlerësuar burimet dhe mundësitë shqiptare duke krijuar sinergji dhe nisur iniciativa eksperimentaletë cilat mund të aplikohen më vonë:
Realizimi i projektit ka përfshirë këto territore dhe subjekte:
Në Itali: Rajonin Molise dhe GAL Molise verso il 2000: UNDP (Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), agjenci kjo në cilësinë e “lehtësuesit”
Në Shqipëri: TEULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal; fondacion jo-fitimprurës i themeluar në Shkodër.

Projekti ka kaluar nëpër tre faza:

FAZA 1. Analizë e aftësive dhe mundësive.

Aktiviteti 1.1 Formimi i grupit të punës dhe nisja e Projektit.
Në dhjetor 2007 është formuar grupi i punës i përbërë nga: Gal Molise Verso il 2000, TEULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Shkodër, dhe ART/ILSLEDA si asistente teknike për aktivitetet e promovimit dhe partneritetit.

Aktiviteti 1.2 Analizë e sistemit lokal të rajonit të Shkodrës.
TEULEDA ka punuar për mbledhjen e të dhënave në territorin e Qarkut Shkodër. Këto të dhëna janë përdorur më pas për të bërë një lexim më të mirë të territorit përmes një analize SWOT, e realizuar kjo nga TEULEDA duke përdorur edhe metodologjitë e ILSLEDA.
Analiza SWOT, e realizuar nga TEULEDA në kontekstin e këtij projekti, është vënë në dipozicion të Qarkut Shkodër në fuksion të proçesit të pjesmarrjes në Strategjinë e Zhvillimit Rajonal për Qarkun Shkodër, duke e vlerësuar këtë fakt si momenti më i përshtatshëm për publikimin e këtij rezultati.

Aktiviteti 1.3 Sintezë e ndërthurur e sistemeve dhe evidentimi i fushave të bashkëpunumit sa i përket zhvillimit rural dhe turizmit mes territoreve.
Duke përdorur rezultatet e arritura nga analizat e zhvilluara nga GAL dhe TEULEDA është bërë e mundur përgatitja dhe diskutimi i një harte që paraqet buimet njerëzore, sipërmarrëse dhe teknike të territoreve. Këto burime janë ato të cilat shërbejnë si shtysë në nismat bashkëpunuese.

FAZA 2. Ndërimi i rrjeteve dërvepruese dhe aksione pilote.

Aktiviteti 2.1 Module Trainimi për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit reciprok.
Trainimi i 30 personave të evidentuar nga TEULEDA nga entet publike nga kuadrin e trajnimeve për aftësitë specifike në ndërtimin dhe menaxhimin e partneritetve ndërkombëtare.

Aktiviteti 2.2 Aksion pilot në sektorin e turizmit.
Aksioni pilot në fushën e turizmit është zhvilluar në tri faza:

  • Në fazën e parë u krijua një grup pune i përbërë nga partnerët operativë të projektit si dhe partnerët institucional;
  • Në fazën e dytë, një grup i përbërë nga specialistë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Shkodrës dhe të Qarkut Shkodër, me mbështetjen e  TEULEDA-s, të shoqeruar edhe nga një specialist në fushën e realizimit të guidave turistike i kontaktuar nga GAL Molise Verso il 2000, ka projektuar dhe realizuar një guidë të plotë turistike për Qarkun Shkodër.
  • Në fazën e tretë është punuar në krijimin e një Infopoint turistik në Shkodër. Kjo Qendër për Informacion Turistik dhe Trainime është tanimë një pikë referimi me rëndësi për Qarkun Shkodër, Bashkinë Shkodër dhe Universitetin e Shkodrës si një qendër që ofron të gjitha lehtësitë në fushën e trainimeve dhe informimit në kuadrin rajonal të zhvillimit turistik.

Aktiviteti 2.3 Aksion pilot në sektorin agro-ushqimor.
Aksioni pilot në sektorin agro-ushqimor është zhvilluar në tri faza:

  • Në fazën e parë një grup i përbërë nga tre persona nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Qarkut Shkodër kakryer një kurs trainimi në Campobasso pranë Laboratorit Merceologjik të Rajonit Molize.
  • Në fazën e dytë është proçeduar me blerjen e disa aparaturave dhe materialeve të konsumit të cilët kanë ndihmuar si vlerë e shtuar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Qarkut Shkodër.

FAZA 3. Vlerësimi dhe shpërndarja.

Aktiviteti 3.1 – Zhvillimi i njësistemi për monitorim dhe vlerësim.
Gjatë gjithë kohës së projektit është realizuar një monitorim i vazhdueshëm financiar dhe elektronik për të gjitha fazat e projektit. Ballafaqimi i përhershëm i palëve në projekt ka shërbyer për zgjidhjen e të gjitha problematikave të dala gjatë zbatimit të projektit.

Aktiviteti 3.2 – Monitorim dhe vlerësim i rezultateve.
Projekti është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme duke bërë të mundur evidentimin në kohë të problematikave dhe si rezultat evitimin e vonesave dhe problemeve të tjera duke bërë të mundur përmirësimin performancës së vetë projektit.

Aktiviteti 3.3 – Shpërndarje e rezultateve.
Aktivitete të ndryshme publike kanë bërë të mundur publikimin e kësaj iniciative. Një përmbledhje e të gjithë materialeve dhe dokumentave fotografikë janë rezultat i këtij projekti. Në të njëjtën kohë faqet web të GAL dhe TULEDA shërbejnë si vitrinë e kësaj pune.

Rezultatet:

  1. Tre seminare informativ publik (një në nisjen e punimeve, një për prezantimin e Planit të veprimit, i fundit për shpërndarjen e rezultateve në territoret përkatëse);
  2. Partneritet për bashkë-zhvillim mes subjekteve lokalë të Rajonit Molize dhe Qarkut Shkodër, të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme;
  3. 60 operatorë të trainuar në promovimin dhe menaxhimin e partneriteteve territorial ndërkombëtarë;
  4. Sektorët e agro-përpunimit dhe ai i turizmit të përmirësuar pas zhvillimit të dy aksioneve pilotë me vlerë të shtuar;
  5. Linja me zhvillim më të rritur;
  6. Pajisja dhe aktivizimi i një Infopoint për turizmin dhe formimin e operatorëve turistik në Qarkun Shkodër, realizimi i një guide turistike për Qarkun Shkodër;
  7. Rivënia në funksionim e laboratorit tëçertifikimit të cilësisë së produkteve tipike lokale, risjella e burimeve të nevojshme materiale të konsumit, trainimi i teknikëve të laboratorit;
  8. Aftësi të përmirësuara të TEULEDA-s në promovimin dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare;
  9. Aftësi të përmirësuara tëGAL Molise verso il 2000 në promovimin dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare;

Publikime dhe output

•    Protokolle të trajnimit profesional;
•    Materiale didaktike;
•    Akte seminariale dhe konferenca ndërkombëtare;