TEULEDA është Fondacion Shqiptar, themeluar me mbështetjen e programit UNOPS – PASARP. Ajo është e pavarur financiarisht dhe vetëfinancuese.TEULEDA zotërohet nga institucione anëtare publike lokale dhe private që janë përfaqësuar në një Asamble të Përgjithshme dhe një Bord Ekzekutiv. Këto dy organe të brendshme drejtojnë dhe kontrollojnë strategjitë dhe aktivitetet e TEULEDA.
Stafi teknik i Agjencisë punon për implementimin ditor të misionit të TEULEDA. Zyra e TEULEDA është hapur në Shkodër. Në Pukë e Koplik, synohet të hapen sportele të decentralizuara që do të vihen në punë nga ndërmjetesit lokal.

Objektivat kryesore të TEULEDA janë:

  • Lehtësimi i identifikimit te përbashkët dhe artikulimi i prioriteteve dhe mundësive për zhvillimin ekonomik lokal të rajonit.
  • Mbështetje për zhvillimin e sipermarrjeve të vogla dhe krijimin e mundësive për punësim.
  • Nxitja e dialogut ndërmjet aktoreve lokal dhe të kapacitetit institucional të organizatave anëtare.

Vizioni i Zhvillimit Ekonomik Lokal

Principet dhe kriteret kyçe

  • TË BRENDSHME: bazuar në shfrytëzimin e burimeve, kapaciteteve dhe mundësive lokale.
  • TË INTEGRUAR: ka qëllim zhvillimin e zinxhirit të vlerave nëpërmjet integrimit midis aktiviteteve në faza të ndryshme të cilkit te prodhimit.
  • PËRFSHIRËSE: të lehtësojë hyrjen e grupeve vulnerabël në aktivitete ekonomike.
  • MBËSHTETËSE: të lejojë riprodhimin e vazhdueshëm të burimeve financiare dhe mjedisore mbi të cilat është ngritur.
  • PJESËMARRËSE: duke u bazuar në identifikimin e prioriteteve dhe mundësive ekonomike ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe institucioneve te angazhuara në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Synimi

  • Një institucion i njohur ndërmjetës midis niveleve ndërkombetare e kombëtare dhe të territorit.
  • Një agjent përgjegjës që manaxhon dhe implementon politikat rajonale në emër të qeverive kombëtare dhe lokale.
  • Një partner lokal i programeve dhe organizatave ndërkombëtare.

TEULEDA është:

  • Një bord demokratik lokal për formulimin e strategjive të Zhvillimit Ekonomik Lokal.
  • Një partner i ri i institucioneve lokale, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre, duke siguruar asistencë teknike dhe ndërthurur ndërhyrjen e tyre.
  • Një urë midis territorit dhe institucionet e tjera, duke lehtësuar hyrjen e anëtarëve të dhe komuniteteve pa përkrahje në shërbimet ekonomike dhe përfshirjen e tyre në Axhendën e autoriteteve lokale.
  • Një instrument i ri për sigurimin e mbështetjes direkte të biznesit dhe krijimin e mundësive për punësim.
  • Një katalizator i burimeve për zhvillimin ekonomik lokal, kanalizimin e fondeve, integrimin e programeve të ndryshme, nxitjen e partneriteteve dhe shkëmbimin e shërbimeve dhe informacioneve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

TEULEDA dhe fokusi territorial

  • Fokusi territorial është çelësi i principeve të punës së TEULEDA. Ai duhet të arrijë kombinimin e fokusit të tij rajonal, me një kapacitet të vërtetë për të ndërhyrë në nivelin mikro – lokal. Kjo synon që të integrojë në punën e TEULEDA eksperiencat, burimet, lidhjet territoriale të aktorëve dhe institucioneve të tjera që veprojnë për zhvillimin social – ekonomik në rajonin e Shkodrës.

Si kontribuojnë anëtarët në funksionimin e TEULEDA-s?

  • Duke siguruar informacion mbi nevojat dhe mundësitë ekonomike si dhe nga mësimet e nxjerra nga inisiativa të tjera.
  • Të filtrojë dhe kanalizojë identifikimin e projekteve sipërmarrëse të përshtatshme që do të konsiderohen për mbështetje.
  • Duke favorizuar dhe ngritur në një nivel më të lartë integrimin e TEULEDA me programe të tjera Zhvillimi Ekonomik Lokal, dhe që të ketë mbështetje nga burime fondesh dhe iniciativa bashkëpunimi në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombetar.
  • Duke u bazuar në kapacitetin teknik të çdo anëtari, të realizohen bashkëpunime për vlerësime teknike dhe sigurimin e shërbimeve ekonomike në nivel lokal (p.sh: studime, sesione trainimi, seminare)Si arrihet praktikisht fokusi territorial?
  • Nëpërmjet aktivitetit të organeve të brendshme të TEULEDA (Bordi Ekzekutiv dhe Asambleja) dhe mekanizmave të punës. Anëtarët e organeve të tilla do të luanin rolin e ndërmjetësve mes TEULEDA dhe nevojave e mundësive të identifikuara në nivelin territorial.
  • Nëpërmjet një aktiviteti të vazhdueshëm konsultimi dhe shkëmbimi me anëtarët dhe institucionet e tjera të ndërmarra nga stafi i TEULEDA.
  • Cili është avantazhi për anëtarët për të bashkëvepruar me TEULEDA dhe për të marrë pjesë gjërësisht në aktivitetet e saj?
  • Të sjellë pikepamjet e saj rreth prioriteteve të zhvillimit tek TEULEDA, dhe t’i ndajë ato me anëtarët e tjerë.
  • Të promovoje përzgjedhjen e grupeve shenjë (objektivë) si përfitues dhe partner të TEULEDA dhe mundësisht të institucioneve të tjera anëtare.
  • Të përmirësojë kapacitetin e tyre institucional duke punuar bashkë me aktorë të tjerë lokal dhe koordinuar me mundësitë respektive për zhvillimin e rajonit.
  • Të gjejë mundësi për partneritete dhe bashkëpunime në zhvillimin ekonomik.