Në bazë të kontratës Nº 10113 datë 14 qershor 2007 mes TEULEDA dhe Formez për Projektin “Balcani 2 – Sviluppo e rafforzamento della P.A. centrale e locale nella Regione Balcanica”, TEULEDA ka zhvilluar të gjithan aktivitetet e parashikuara në dy linjat e këtij projekti “Mbrojtja Civile” dhe “Zonat e Mbrojtura”.
Projekti në fjalë ka përfshirë realizimin e të gjithë suportit operativ dhe logjistik, që nënkupton mbajtjen e kontakteve me palët e përfshira në projekt, që ishin: Selia qendrore e Formez në Romë, Drejtoria e Përgjithshme për Emergjencat Civile pranë Ministrisë së Brendëshme si dhe përfaqësuesit për Zonat e Mbrojtura pranë Ministrisë së Mjedisit.
TEULEDA ka bërë e mundur dhënien e asistencës për ekspertët shqiptar dhe italian në zhvillimi e të gjithë aktiviteteve që përfshinte ky Projekt.
Aktivitetet në të cilat ne jemi përfshirë direkt janë:

  • Moduli i I-rë i zhvilluar në qytetet e Shkodrës me 19-20 qershor 2007, Durrës me 26-27 qershor 2007 dhe Berat me 03-04 korrik 2007.
  • Moduli II-të i zhvilluar në qytetet e Lezhës me 09-10 tetor 2007, Elbasanit me 16-17 tetor 2007 dhe Vlorë me 30-31 tetor 2007.
  • Moduli i III-të i zhvilluar në qytetet e Lushnjë me 14-15 janar 2008, Durrës me 17-18 janar 2008 dhe Lezhë me 21-22 janar 2008.
  • Tour në Zonat e Mbrojtura nga 15 deri 19 tetor 2007.
  • Pesë ditë trainimi për Zonat e Mbrojtura nga 13 deri 19 nëntor 2007 me qëllim përgatitjen e një Projekti Pune.
  • Workshop trainimi “Roli i Komunitetit Shkencor në fushën e mbrojtjes Civile” i cili u zhvillua në dy pjesë, 18-19 shkurt dhe 27-28-29 shkurt 2008 ë Tiranë.

Menaxhimi i gjithë pjesës organizative për zhvillimin e Konferencës Kombëtare për Mbrojtjen Civile të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri më 13 nëntor 2007.
Për mbarëvjatjen e këtij Projekti është mbajtur një kontakt i vazhdueshëm me DPEC dhe Ministrinë e Mjedisit.
Duke qënë se bëhej fjalë për trainime, është përgatitur për çdo rradhë, për çdo pjesmarrës dojsa personale me logon e Projektit si dhe materialet, që në shumë raste janë përkthyer pasi gjatë trainimeve ka patur edhe lektorë italianë.
Në të njëjtën kohë është marrë kontakte me disa struktura pritëse në qytetet ku janë zhvilluar aktivitetet (të cilët kanë që të përzgjedhur nga palët në projekt Formez + DPEC + Ministria e Mjedisit). Nga ana jonë është bërë në mënyrë konstante tutorazhi në sallë i cili presupozonte mbledhjen e firmave për pjesmarrësit si dhe asistencën e vazhdueshme për lektorët për mbarëvajtjen e trainimeve.

Në kontekstin e këtij projekti ka qënë edhe Konferenca Kombëtare për Mbrojtjen Civile ku ne jemi marrë me çdo detaj të organizimit të saj. Konferenca në fjalë ishte e një niveli të lartë me pjesmarrjen e zv/Kryeministrit, ministrave të ndryshëm si dhe trupës diplomatike në Tiranë. Duke qënë e tillë përgjegjësia jonë ka qënë më madhe për mbarëvajtjen e saj, qoftë për asistencën e dhënë për palën shqiptare si dhe atë italiane.

Si rezultat i punës së TEULEDA-s është arritur që projekti të mbyllet me sukses duke marrë edhe falenderimet e palëve.
Projekti në fjalë ka qënë vazhdimi i fazës së parë që Formez ka zhvilluar në vitin 2003 me të njëjtën tematikë. Rikonfirmimi i bashkëpunimit nga ana e Formez me TEULEDA-n për menaxhimin logjistik të tij tregoi besueshmërinë që ne si organizëm kemi krijuar tek Formez për projekte të tjera edhe në të ardhmen.