Një strukturë e harmonizuar për zbutjen e erozionit bregdetar që promovon zbatimin e protokollit ICZM (Menaxhimi i Integruar i Zonave Bregdetare)

Zonat bregdetare anembanë Ballkanit dhe Mesdheut Lindor janë përballur me një detyrë gjithnjë e më komplekse; ekuilibri ndërmjet zhvillimit dhe menaxhimit të rreziqeve bregdetare.

Zonat bregdetare përbëjnë skenën e një aktiviteti ekonomik gjithnjë e më intensiv, por gjithashtu ato përballen me sfidën e ruajtjes së burimeve natyrore në rrezik.

Në këtë kontekst, projekti HERMES do të përdorë ekspertizën e testuar shkencore, për të ngritur kapacitete që në nivelin administrativ më të ulët (pra, qasja nga poshtë-lart), që në këtë mënyrë të rritet elasticiteti bregdetar dhe të forcohet bashkëpunimin territorial shumë nivelor përmes rrathëve të Mesdheut, me qëllim që të promovohen  veprimtaritë e përbashkëta.

HERMES sjell sëbashku gjashtë organizata partnere nga 4 shtete të ndryshme të gjirit të Ballkanit Mesdhetar (Ballkan-Med). Në 4 zonat studimore, të cilat janë përzgjedhur me shumë kujdes, partenerët do të

  • ndajnë standarte të përbashkëta të dinamikave detare dhe bregdetare si dhe vlerësimin e fenomenit të erozionit;
  • miratojnë strategji të përbashkëta për monitorimin dhe analizimin e bregdetit;
  • përcaktojnë tregues të përbashkët për menaxhimin dhe mbrojtjen bregdetare

Në katër zonat studimore, që do të instalohen në bregdetin e Bashkisë Paggaio (Greqi), Larnaka (Qipro), Varna (Bullgari) dhe Shkodër (Shqipëri), partneriteti i Hermes do të kryejë një vlerësim analitik mbi zgjerimin e erozionit bregdetar dhe shkaqet e tij, si dhe do ti praraqesë komuniteteve të prekura nga ky fenomen zgjidhje konkrete të situatës.

Menaxherët dhe drejtuesit lokal do të trajnohen mbi përdorimin e sistemit HERMES, përmes workshop-eve dhe seminareve.

Rezultati i pritshëm është zhvillimi i modeleve dhe mjeteve, që do të  veprojnë në një në kohë reale të afërt, duke përdorur një rrjet stacionesh monitorimi si dhe duke promovuar proçeset e pjesëmarrjes publike të mbështetura në aplikacionet e Ëeb. Ky mjet i ri mund të kontribuojë në ndryshimin e mënyrës se si është trajtuar erozioni bregdetar në nivel lokal

Në këtë mënyrë, Hermes, do të prezantojë teknika  inovatore, të zgjuara dhe ekologjike për restaurimin e bregdetit. Këto teknika do të ndërthuren në një bashkëpunim shumë sektorial dhe shumë nivelor, që do i kenë rrënjet në kontekstin lokal por që do jenë të hapur dhe për bashkëpunime ndërkombetare.

Konventa e Barcelonës dhe protokollet e saj, qasja e menaxhimit të ekosistemit në kuadër të Kornizës së Strategjisë Detare dhe të gjithë politikat përkatëse të BE-së mbi zonat bregdetare, njohin rolin e  dyfishtë të këtyre zonave:  ofrues të funksioneve ekologjike si dhe të aseteve produktive social-ekonomike.