Projekt AsviLoc, i promovuar nga Sviluppo Marche SpA dhe i financuar në kuadrin e Programit të Fqinjësisë së mirë në zonën e Adriaktikut INTERREG / CARDS – PHARE, ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin ekonomik e Rajoneve Adriatike Italiane (Marche, Friuli Venezia Giula, Veneto dhe rajonet Molise), si dhe atyre të Adriatikut lindor (Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia) të përfshirë në krijimin e një Rrjeti Ndër-kufitare të Agjencive për Zhvillim Ekonomik Lokal në Zonën Ndër-kufitare të Adriatikut, si mjet kryesor për nxitjen dhe udhëheqjen e sistemeve lokale. Në këtë kontekst, partneriteti i gjerë i formuar nga Agjencitë e Zhvillimit që veprojnë në  zonën ndër-kufitare, i jep vlerë përvojave të tyre në zhvillimin e  projekteve të planifikimit dhe në mbështetjen e aktiviteteve programore rajonale në mënyrë që të rrisin kapacitetin e planifikimit të sistemit ekonomik lokal. AsviLoc, që do të thotë rritje të bashkëpunimit në perspektivën e zhvillimit të një zone të integruar të Adriatikut, do të synojë që të ketë një rol operativ në mënyrë që të sigurojë një politikë dhe të kontribuojnë në formimin e Eurorajoni të Adriatikut. Aktivitetet e kryera në kuadrin e projektit kanë inkurajuar krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit fitimprurës ndër-rajonal dhe ndër-kufitar, partneritet territorial dhe rrjete ekzistuese të aktorëve lokalë, duke lejuar rritjen e veprimit rajonal në Ballkanin perëndimor. Eventet Finale të projektit do të përfaqësojë një mundësi të shkëmbimit dhe debat që, pas përvojës me projektin AsviLoc dhe në bazë të rezultateve të arritura, do të sigurojë vazhdueshmërinë e rrjetit, duke filluar me një reflektim në nivel evropian për çështjet kyçe të Agjencive të Zhvillimit duke u fokusuar në mënyrë të të veçantë në politikat e bashkëpunimit dhe të risive, në kuadrin e programeve evropiane periudhës 2007-2013.


 

Hyrje

ASVILOC – Aksione te integruara te Agjencive per Zhvillim Ekonomik per promovimin e territorit dhe SME te Adriatikut

Projekti synon forcimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social te zonave bregdetare te Adriatikut nepermjet krijimit te nje sistemi bashkepunimi mes SME te Adriatikut te bazuar ne promovimin dhe integrimin e Agjencive te Zhvillimit Ekonomik Lokal, agjente lidhes dhe integrues te njohurive, praktikes dhe sherbimeve ne favor te territorit dhe si instrument themelor orientimi e promovimi te SME lokale. Ne kuader te ketij projekti jane zhvilluar disa takime  ku nga ana jone jane mbledhur disa te dhena mbi nje pjese te bizneseve lokale.  TEULEDA eshte nje partner aktiv por pa fonde CARDS.

TEULEDA ka qene shume aktive dhe ka marre pjese ne te gjitha takimet e zhvilluara ne kuader te ketij projekti. Kjo per faktin se eshte nje projekt shume interesant dhe ka te beje me krijimin e nje rrjeti Agjencish Zhvillimi te Adriatikut, gje qe do sherbeje dhe per aplikime ne programimin e ardhshem. Gjithsesi kjo ka vlere per te gjitha projektet ku Teuleda ben pjese. Ne kuader te ketij projekti jane zhvilluar nje sere takimesh ne Ancona dhe Rovigo. Ne fazen e pare te projektit jane mbledhur informacione per Agjencite e Zhvillimit ,ne baze te pyetsoreve te derguar nga Partneri lider. E njejta gje eshte bere dhe per SME qe ndodhen ne territor. Jane zhvilluar gjate muajit Prill 2008 disa stazhe nga Agjencite Ballkanit, duke perfshire dhe Agjencine Teuleda,  prane partnereve italiane. Te gjitha projektet Interreg III A Adriatic Crossborder, ne te cilat nuk ka financim CARDS janë mbyllur në Qershor 2008.


Skeda e Projektit

 

Titulli i Projektit ASVILOC – Aksione te integruara te Agjencive per Zhvillim Ekonomik per promovimin e territorit dhe SME te Adriatikut.
Vendi i zbatimit Qarku Shkodër, Itali, Kroacia, Serbia dhe Mal i Zi, Bosnje Hecegovinë
Linja e financimit EU Commission /Adriatic New Neighbourhood Programme / INTERREG/ CARDS – PHARE
Kostoja totale e projektit  €uro 610.455,04
Partneri Kryesor Sviluppo Marche SpA
Partnerët e përshirë Itali
Kroacia
Bosnja Hercegovina
Serbia dhe Mali i Zi
Shqipëria
Data e fillimit dhe përfundimit