04 Mar

Njoftim për shtyp

Në kuadër të projektit HERMES, organizohet VIRTUALISHT Konferenca Internacionale me qëllim përballimin dhe ndalimin e erozionit detar 

 18-19 Qershor 2020

Zonat bregdetare në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor pa asnjë dyshim përbëjnë një avantazh për komunitetin lokal të tyre, por në të njëjtën kohë ky komunitet po përballet me trysni natyrore dhe njerëzore gjithnjë e në rritje, të cilat gjenerojnë kushte natyrore të pafavorshme dhe që mund të çojnë deri në zhdukjen e tyre.
Duke u bazuar në këto fakte, njësi të qeverisjes lokale – Bashki, Universitete dhe OJF nga Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Shqipëria, kanë krijuar një partneritet të drejtuar nga Bashkia e PAGGAIO (Greqi), për të përballuar bashkërisht në mënyrë të plotë dhe efikase këtë sfidë, përmes implementimit të projektit HERMES, projekt i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian.
Projekti HERMES ka për qëllim krijimin, implementimin dhe përhapjen e një strukture të përbashkët operacionale, e aftë të përballojë asimilimin dhe shfytëzimin e qasjeve dhe teknikave të avancuara, duke u mbështetur në themele të forta siç është Inxhinieria Moderne Ambjentale, në nivel lokal.
Një moment kyç për projektin HERMES, i cili do të përfundojë në muajin Qershor 2020, është Konferenca Internacionale Virtuale e cila do të zhvillohet  në datat 18-19 Qershor 2020.

“Konferenca”, shprehet Filippos Anastasiadis, Kryetar i Bashkisë së Paggaio, “do të jetë një mundësi për të diskutuar dhe për të shkëmbyer pikëpamje dhe eksperienca ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit lokal, profesionistëve të fushës, qytetarëve dhe gjithashtu nëpunësve civilë nga të gjithë vendet pjesëmarrëse. Çështja e erozionit detar dhe e ndryshimeve klimaterike do të përbëjë nje rëndësi të veçantë gjatë viteve të ardhshme dhe për këtë arsye komunitetet e atyreve zonave duhet të jenë të përgatitur mirë për ta përballuar atë.

Konferenca do të mbështetet dhe pasurohet nga prezantimet e anëtarëve të rrjetit të “Projektimit dhe menaxhimit të veprave portuale, bregdetare dhe Offshore-ve” (DMPCO), I cili përfshin Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës (NTUA), Departamentin e Inxhinierisë Civile të Universitetit Aristotel të Selanikut dhe Universitetin e Patras.

“Erozioni detar,” thotë Vasiliki Tsoukala, Profesor i asociuar në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës, e cila gjithashtu do të jetë një folëse kyç në konferencën e HERMES “është një fenomen që lidhet ngusht me procesin natyror dhe aktivitetin njerëzor. Ky takim është një mundësi shumë e mirë për të informuar komunitetet e atyre zonave mbi situatën dhe për të nënvizuar rëndësinë dhe vlerën e praktikave aktuale që lidhen me menaxhimin e zonave bregdetare.”

Sipas koordinatorit shkencor të projektit HERMES dhe profesorit të Universitetit Democritus të Trakia, Georgios Sylaios, çështjet që do të trajtohen në konferencë do të përfshijnë:
• Erozionin Detar: Situata aktuale, trendi dhe prespektiva;
• Politikat dhe instrumetet në mbështetje të masave per t’u marrë për rritjen e nivelit të detit nga Bashkitë dhe Komunat e prekuara nga ky fenomen;
• Implementimi i protokollit ICZM nga Bashkitë dhe Njësitë e qeverisjes vendore;
• Instrumetat shkencorë për të monitoruar procesin e zonave bregdetare;
• Zgjidhjet inxhinierike për të trajtuar sfidat e zonave bregdetare;
• Zhvillimi turistik mes risqeve te Erozionit Detar dhe Ndryshimeve Klimaterike;
• Instrumetat financiarë që lidhen me menaxhimin e zonave bregdetare.

Gjuha e punës në Konferencë është Anglisht dhe abstraktet mund të dorëzohen në adresen e-mail: hermes.bmp@gmail.com, duke përdorur udhëzimet e dhëna në shembullin Këtu deri më 10 Qershor 2020. Të interesuarit për të marrë pjesë janë të lutur të plotësojnë Formatin e Rregjistrimit të cilin mund ta gjejnë këtu  https://forms.gle/QDSCP8gTSSLSCgQv6

News

0 Comment

related posts

LEAVE A COMMENT